Presidenti Ilir Meta mbështeti propozimin e PD-së dhe LSI-së për hapjen e listave 100 përqind të dorëzuar, të dielën, në Këshillin Politik.
Përmes një postimi në Facebook, të hënën, Meta tha se ky propozim respekton vulllnetin e qytetarëve, kuotën gjinore dhe konsensusin e arritur në marrëveshjen e 5 qershorit.
“Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual”, shkroi Meta.
Ai tha se asnjë veprim i njëanshëm që shkel marërveshjen e 5 qershorit, nuk do të falet.