Emërohet përfaqësuesja e re e OKB-së në Shqipëri

Nga Exit News
Emërohet përfaqësuesja e re e OKB-së në Shqipëri

Më 29 shtator Fiona McCluney u prezantua në Shqipëri si Koordinatorja e re Rezidente e OKB-së. Ajo u emërua në këtë pozicion më 4 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

McCluney ka një eksperiencë prej 30 vitesh në planifikim dhe zhvillim urban, dhe 12 vjet shërbim në Kombet e Bashkuara.

Ajo ka qënë më parë Koordinatoren Rezidente e OKB-së dhe përfaqësuese e UNDP-së në Mal të Zi, nga viti 2015 deri në vitin 2018. McCluney ka shërbyer në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Palestinë dhe Irak.

Koordinatorja e re u prit po sot nga Presidenti Meta, i cili i shprehu mirënjohjen e tij për punën e OKB-së në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>