Naftëtarët e Ballshit vijojnë ditën e tretë të grevës së urisë. Në një intervistë për Abc News, ata i bënë thirrje qeverisë të marrë masa për t’ju dhënë pagat.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve u shpreh se:
“Problemi jonë është më që të na japin zgjidhje. Unë do të përdor një thënie të kryeministrit, kur ra pandemia, u është drejtuar pronarëve të shesin vilat dhe të paguajnë punëtorët. Ne kemi një vit pa pronar. Ndaj i jemi drejtuar shtetit. Le të vijë pronari dhe pastaj të tregojë detyrimet. A kemi familje ne?”
Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.
Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.