Naftëtarët në grevë urie për pagat dhe rihapjen e rafinerisë së Ballshit

Nga Exit News
Naftëtarët në grevë urie për pagat dhe rihapjen e rafinerisë së Ballshit

Prej javës së dytë të muajit shkurt naftëtarët e Ballshit kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri. Rreth 17 prej tyre janë në grevë urie në Stacionin e Poçemit dhe 10 të tjerë në rafineri.

Stacioni i Poçemit furnizon me ujë dhe energji rafinerinë e Ballshit dhe zonën e Mallakastrës. Punonjësit thonë se nuk kanë marrë pagat prej rreth 27 muajsh.

Arben Aliaj, punonjës i Stacionit, i tha Zërit të Amerikës (VOA) se gjendja e grevistëve është rënduar. Kolegu i tij, Zihni Canaj, u shpreh se punëtorët kërkojnë të drejtën e tyre, pasi kanë përmbushur detyrën dhe duhet të paguhen.

Greva në Stacionin e Poçemit është pasuar nga një grevë tjetër në rafinerinë e Ballshit. Dhjetë punëtorë atje janë në grevë urie pasi ata dhe rreth 700 të tjerë kanë prej shtatorit të vitit 2019 që nuk marrin pagat ndërsa rafineria është mbyllur.

Tre prej grevistëve përfunduan në spital të shtunën, por thanë se do të kthehen sërish aty deri në fund për pagat dhe rinisjen e punës. Ndërkohë të dielën atyre iu bashkuan për solidaritet edhe minatorët e Bulqizës.

Administratori i kompanive Tosk Energy dhe Byllis Energy, Blerim Hoxha, deklaroi se puna ishte ndaluar si paojë e mosfurnizimit me naftë nga Bankers Petroleum. Kjo e fundit reagoi duke u shprehur se e kishte paditur Hoxhën për shpifje dhe se kontrata furnitore ishte prishur për mosplotësim “disa herë të kushteve”.

Rafineria e naftës në Ballsh ka vite që has probleme keqmenaxhimi edhe pse është një nga sektorët kyç të ekonomisë së vendit. VOA citon analistë të ekonomisë të thonë se kompani të regjistruara në parajsa fiskale e marrin rafinerinë në përdorim nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit dhe punëtorëve dhe largohen duke lënë pas detyrime edhe më të mëdha.

Byllis Energy e drejton rafinerinë prej vitit 2018 kur kompania Ionian Trading and Refinery Company (IRTC) u largua me rreth 60 milionë dollarë taksa pa paguar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>