Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit ka shtyrë për ditën e mërkurë gjyqin ndaj ish drejtor i task forcës “Forca e Ligjit”, Artan Shkëmbi.
Shkëmbi dhe avokati i tij kërkuan më shumë kohë për tu njohur me aktet.
Ai akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit.
Të martën, drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu pushoi nga detyra Shkëmbin.
Shkëmbi më 28 shkurt u konfirmuan në detyrë nga komisioni i vetingut në polici. Ai rezultoi i pastër në të treja shkallën e vlerësimit, pasuri, etikë, profesionalizëm.