Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se biznesi është në krizë të thellë dhe qeveria nuk asnjë plan për ta ndihmuar.
Nga një fasoneri në Vorë, Basha deklaroi se kjo e fundit nga 500 punëtorë ka vetëm 150 për shkak të krizës ekonomike.
Ai shtoi se plani ekonomik i PD nuk është elektoral por është plan që i vjen në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe i bëri thirrje qeverisë ta zbatojë atë.
Kryetari i PD pohoi se 6 muajt në vijim do të jenë edhe më të vështirë për qytetarët dhe bizneset dhe qeveria duhet të marrë përsipër përgjegjësitë “sepse vendi eshte ne krize dhe tryezat e shqiptareve jane bosh.”