Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ketë mundësi të kontrollojë numrin e gjyqtarëve në gjykata nëpërmjet një aplikacioni.
Lajmin e bëri të ditur ambasada e SHBA-ve, ku në një postim në Facebook, shkruan se:
“USAID ka pajisur Këshillin e Lartë Gjyqësor të Shqipërisë me një aplikacion të ri në rrjet i cili ndihmon në vlerësimin e shpërndarjes së burimeve për gjykatat në të gjithë vendin. Përmes kësaj platforme inovative, Këshilli i Lartë Gjyqësor është në gjendje të përcaktojë se ku ndodhen gjykatat dhe të vlerësojë sa gjyqtarë nevojiten në një juridiksion të caktuar.”