Ministri serb i Arsimit Mladen Sharçeviç është ndaluar të hyjë në Kosovë të mërkurën, pasi ministria e Punëve të Jashtme ia refuzoi kërkesën për vizitë.
Sipas gazetës Express, arsyet e refuzimit kanë qenë disa.
Së pari, sepse Serbia ka vazhduar fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Po ashtu, shkak për këtë vendim është bërë dhe fletarrestimet e Interpolit të azhurnuara nga Serbia kundër qytetarëve të Kosovës si dhe mirëmbajtja e strukturave paralele.
Kjo nuk është hera e parë që ministrit Sharçeviç i është ndaluar hyrja në Kosovë.