70 mijë punonjës të fasonerive në Bangladesh të papunë

Nga Exit News
70 mijë punonjës të fasonerive në Bangladesh të papunë

Mijëra punonjësë të fasonerive në Bangladesh, të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të koronavirusit, nuk po arrijnë dot të gjejnë punë.

Të paktën 70 mijë njerëz kanë humbur punën pasi 3,5 miliardë dollarë kontratat janë anulluar ose janë pezulluar, në prill, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Prodhuesve dhe Eksportuesve në Bangladesh.

Rreth 4000 fasoneritë e vendit, me rreth 4 milionë të punësuar— pjesa më e madhe gra— u rihapën në prill pasi u mbyllën për një muaj për të ndaluar përhapjen e virusit.

Pronarët e fasonerive shprehen se 90 përqind e porosive janë rikthyer, dhe ata po i ripunësojnë njerëzit. Ndërkohë, themeluesi i Qendrës për Punësim për Solidaritet, tha për Reuters, për çdo 10 punonjës të pushuar nga puna, vetëm një prej tyre punësohet.

Bangladeshi ka 364 mijë raste të konfirmuara dhe 5, 250 viktima deri më sot.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>