Hoti, asociacioni i komunave nuk diskutohet pavarësisht Serbisë dhe BE

Nga Exit News
Hoti, asociacioni i komunave nuk diskutohet pavarësisht Serbisë dhe BE

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se tema e asociacionit të komunave me shumicë serbe është mbyllur dhe nuk diskutohet më, pavarësisht deklaratave të Serbisë dhe BE-së.

“Asociacioni është një temë e kryer, e përmbyllur me marrëveshje në vitin 2013. Por dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës. Ne jemi shtet i pavarur, parimet i kemi të qarta të dakorduara me miqtë tanë ndërkombëtarë, kur kemi hyrë në këtë proces të rëndësishëm. Mbi bazën e këtyre parimeve jemi të gatshëm të dialogojmë … Kompromiset Kosova i ka bërë në vitin 2008, kur e ka shpall pavarësinë”, ka thënë kryeministri Hoti, sipas Koha.net.

Të martën e kësaj jave shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e hapur për të cilën duhet të flitet në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.

Por në interesimin e KOHËS lidhur me atë se çfarë konkretisht do të mund të diskutohet lidhur me këtë temë, zyra e BE-së në Kosovë të enjten nuk ka kthyer përgjigje.

Nga BE-ja, për herë të parë këtë të mërkurë thanë se në propozimin për zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit duhet të merret parasysh edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Gjithashtu, rikujtuan se i takon Kosovës që të vijë me propozime për zbatimin e saj. Ndonëse nuk është thënë zyrtarisht, Asociacioni ka ndikuar edhe në mosmbajtjen e takimit të 28 shtatorit, në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>