Rreth 20 mijë ose 1.44 përqind e punonjësve të Amazon janë infektuar me Covid-19, raporton Radio Evropa e Lirë.
Amazon është përballur me kritika nga punonjësit, sindikatat dhe zyrtarët e zgjedhur, të cilët e kanë akuzuar për vënien në rrezik të shëndetit të punonjësve.
Amazoni ka vazhduar punën gjithë pandemisë, për të përmbushur kërkesat në rritje të blerësve të bllokuar në shtëpi, duke bërë që punonjësit të mos punonin nga shtëpia.