Kuvendi do të zgjedhë të hënën kreun e ardhshëm të KQZ-së mes Bledar Skënderit dhe Ilirjan Celibashit.
Këto janë dy kandidaturat e PS-së të mbetura në garë pasi PD skualifikoi kandidaturën e tretë: ish-ministrin demokrat Ilir Rusmajlin.
Të dy figurat e mbetura në garë janë politike. Bledar Skënderi ka qenë më parë anëtar i KQZ-së deri në verën e 2020-ës, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Më herët ai ka qenë dhe zëvendësdrejtor i Burgjeve.
Ndërsa Ilirjan Celibashi ka drejtuar KQZ në periudhën 2001-2006. Në vitin 2013, Celibashi u zgjodh deputet i PS-së dhe më pas u emërua ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë në garë për zëvendërkomisioner, postin e dytë më të rëndësishëm në KQZ-në e re, kanë mbetur dy kandidatë: Lealba Pelinku dhe Agron Haxhimali.
PD kishte propozuar për këtë post dhe Hysen Osmanin, por ai është skualifikuar nga Partia Socialiste.
Zonja Pelinku ka qenë drejtuese e Departamentit të Antikorrupsionit në Partinë Demokratike.
Agron Haxhimali ka qenë drejtues i Shoqatës së Bashkive.
Kuvendi do të zgjedhë mës Pelinkut e Haxhimalit, të hënën.
Për të lexuar më shumë për mënyrën se si do të funskionojë KQZ-ja e re mund të klikoni këtu.