Freedom House, Shqipëria gjatë pandemisë u qeveris me ‘dorë të hekurt’

Nga Exit News
Freedom House, Shqipëria gjatë pandemisë u qeveris me ‘dorë të hekurt’

Shqipëria, gjatë pandemisë së koronavirusit, u qeveris me dekrete dhe ‘me dorë të hekurt’. Kështu shkruhet në raportin e fundit të Freedom House, me titullin ‘Demokracia nën karantinë’.

Raporti ka përdorur sondazhet me qytetarë për të mbledhur të dhëna rreth periudhës së pandemisë në vend.

Disa nga gjetjet kryesore të raportit për Shqipërinë janë:

– Një ndër sfidat më të mëdha për demokracinë në Shqipëri ishte anashkalimi i çdo procesi demokratik dhe fakti që qeveria qeverisi me drekrete që ndryshonin çdo ditë.

– Gjykatat ishin mbyllur dhe masat e qeverisë nuk mund të sfidoheshin apo apeloheshin, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale.

– Policisë iu dha më shumë pushtet e kompetenca për gjobëvënie dhe arrestime ndaj qytetarëve që shkelnin karantinën dhe masat kufizuese.

– Qeveria, e cila që më parë ishte dominuese dhe e pasfiduar, u fuqizua edhe më shumë gjatë pandemisë.

– Grumbullimet dhe protestat nuk lejoheshin dhe kishte raste kur njerëzit u hetuan për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

– Probleme pati dhe me qasjen në informacion dhe me transparencën e llogaridhënien e qeverisë ndaj qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>