Deputeti i opozitës Adriatik Alimadhi deklaroi, të hënën, se do të votojë kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, propozuar nga shumica socialiste.
Duke folur në kuvend, Alimadhi i bëri thirrje dhe kolegëve të tij që të votojnë kundër pasi është kundër interesit kombëtar:
“Kërkuan depolitizimin e KQZ, sistem të pastër kombëtar me lista te hapura, ne këtë rast asgjë nga këto nuk u zbatua.
Kjo kapje sistemi, prej 30 vitesh do prodhojë vazhdimësinë e kësaj mendësie. Votoni kundër këtij projektligji, është kundër interesit kombëtar.
I ndan shqiptarët, në jugorë, ku merr PS mandate dhe verior ku PD merr mandate. Unë votoj kundër.”
Siç Exit News ka shkruar më parë, për miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nevojiten 84 vota pro, nga të cilat PS ka 75 vota të sigurta.
Nuk dihet ende se si do të votojnë deputetët e opozitës parlamentare.