A i ka PS votat për të miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor?

Nga Exit News
A i ka PS votat për të miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor?

Kuvendi po diskuton sot, 5 tetor, ndryshimet e Kodit Zgjedhor propozuar nga shumica socialite, të cilat ndër të tjera heqin koalicionet parazgjedhore sipas formulës së deritanishme.

Për miratimin e tyre nevojiten 84 vota pro.

A i ka votat Partia Socialiste për t’i miratuar ndryshimet?

Në grupin parlamentar të Partisë Socialiste ka 75 deputetë. PS-së i duhet të paktën 9 vota të tjera për të miratuar ndryshimet.

Në përbërjen e parlamentit aktual, kjo nuk duket e pamundur. Vlen të kujtohet se në seancën e 30 korrikut, kur u miratuan ndryshimet kushteuese, propozimet e PS-së morën 106 vota nga 116 deputetë të pranishëm në sallë.

Një sërë deputetësh si Reme Lala e Tom Doshi megjithëse nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PS-së, kanë votuar gjithnjë pro nizmeve ligjore të shumicës socialiste.

Pritet që pro ndryshimeve të votojnë dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare të cilët kanë shprehur mbështetjen për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Votat kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor

Ndërkohë janë tre deputetë, Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe Andi Permeti, të cilët votuan kundër këtyre ndryshimeve në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Edhe deputeti Lefter Maliqi ka shprehur hapur votën kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Në votimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut 10 deputetë të opozitës votuan kundër: Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Erion Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi.

Me shumë gjasa të njëjtët deputetë do të votojnë sërish kundër.

Por a janë këto vota kundër mjaftueshëm për të ndalur miratimin e Kodit Zgjedhor?

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>