Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi se qyteti i Elbasanit po kontrollohet nga bandat të cilat sipas tij e kanë kthyer këtë qytet në luftë për kontroll territoresh.
Në një takim me prokurorë dhe policë në qytetin e Elbasanit ai u shpreh:
“Niveli i krimit të rëndë dhe organizuar në Elbasan po rritet. Po vihet se re krimi po kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike. Kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përgjigje ekzemplere nga shteti. Një qytet s’mund të kthehet në vend për luftë mes bandash për kontroll territoresh apo për hesapet mes tyre. Kjo që ndodh është maja e ajsbergut. As Elbasani dhe as qytete të tjera nuk mund të merren peng nga këto grupe.”
Çela shtoi se përgjigja ndaj kësaj situate duhet të jetë e shpejtë pasi situata është e jashtëzakonshme.