Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të hënën, deklarimin e pasurisë për katër të dënuar. Ata janë:
- Elion Fizi (Mati), banues në Kuçovë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Shitja e lëndëve narkotike”
- Fatbardh Dulla, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”
- Ritvan Caka, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë
- Mariglen Marko, banues në Berat, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë
Ata kanë 48 orë kohë në dispozicion për të bërë deklarimin e pasurisë.