Në Koplik, teste PCR për €8, rezultati gati në 10 min

Nga Exit News
Në Koplik, teste PCR për €8, rezultati gati në 10 min

Laboratori Malsia në Koplik ofron test PCR për COVID-19 për 1000 lekë (8 EUR) për ata që udhëtojnë në Mal të Zi ose më gjerë.
Një imazh i rezultatit të testit u publikua në mediat sociale nga një individ që e kishte marrë atë. Ata thanë se rezultati i testit del për 10 minuta.

foto

Exit News telefonoi laboratorin, të cilët konfirmuan se testi PCR kushton rreth 8 euro dhe rezultati del për 10 minuta. Aktualisht nuk ka asnjë test që jep një rezultat në 10 minuta. Që nga 21 shtatori, po provohet një test i shpejt në Gjermani dhe Austri.

Për më tepër, nëse dikush rezulton pozitiv pas këtij testi, do të kërkohet që të ketë një PCR.
Këtë javë, një test COVID-19, i cili e jep rezultatin në 15 minuta u hoq nga përdorimi në BE. Ky test ende nuk ka ardhur në Shqipëri.

Testet e PCR-së në Tiranë kushtojnë midis 100 dhe 120 EUR dhe kërkojnë mes 24 dhe 48 orë për rezultatet. Testi serologjik kushton rreth 30 EUR dhe kërkon nga një ore deri në 24 orë për rezultate. Nuk ka laboratorë në rajon që shesin teste për më pak se 8 euro dhe ta nxjerrin rezultatin për 10 minuta.

Duket se Laborator Malsia është i lidhur me Genius Labs i cili është një nga tre laboratorët privatë të autorizuar për të kryer teste PCR. Kjo nuk shpjegon çmimin apo afati kohor për nxjerrjen e rezultatit.

Exit u përpoq të kontaktonte Genius Labs për koment por ata nuk u përgjigjën në telefon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>