Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Komisionerit të Zgjerimti Oliver Varhelyi të mos penalizojnë Shqipërinë vetëm për kushtin e formimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në një konferencë për shtyp me Komisionerin Varhelyi, të mërkurën, në Tiranë, Rama u shpreh se:
“Shqipëria nuk mund të penalizohet sepse ka bërë spastrim shumë të madh. Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale sepse kemi bërë një spastrim që nuk e ka bërë asnjë”.
Kryeministri e falenderoi Varhelyi për mbështetjen e tij në procesin e integrimit dhe për planin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.