Eurokomisioneri Oliver Varhelyi bisedoi mbrëmjen e së mërkurës me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjetë të opozitës.
Në takimin në selinë e PD-së morën pjesë edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e ish-deputeti Oerd Bylykbashi.
Në rrjetet sociale Basha shkroi se me eurokomisionerin foli për situatën tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsionin që po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj.
Po ashtu Basha dhe Varhelyi diskutuan për për reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit.
“Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës,” shkroi Basha.
Më herët eurokomisoneri u takua dhe me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta.