Partia Demokratike denoncoi, të enjten, lejet e shumta të ndërtimit dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Përmes deputetit Endri Hasa, PD shpërndau një video ku theksohet se Veliaj thotë se ‘do të mbahet mend si kryetar i bashkisë që ka shtuar hapësirat e gjelbërta dhe jo që ka dhënë leje ndërtimi.’
Sipas PD, Veliaj në kundërshtim me ato çfarë ka premtuar, ka dhënë leje ndërtimi për 3,4 milionë metër katrorë ndërtim në Tiranë.
PD citoi raportin e Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar, sipas së cilës bum ii ndërtimit në Shqipëri është i paligjshëm dhe përdoret për të pastruar paratë e krimit të organizuar.
Në tre vite 2017-2019, rezulton se janë pastruar 1,6 miliardë euro përmes ndërtimit vetëm në Tiranë dhe se Tirana është kthyer në një lavatriçe pastrimi parash.