Kreu i PD-së Lulzim Basha vizitoi, të enjten, Kurbinin për të takuar qytetarët dhe njohur nga afër me problemet e tyre.
Shtetësimet kryesore të qytetarëve dhe bizneseve në Kurbin ishte kriza ekonomike, mungesa e punës dhe problemet me shtëpitë e dëmtura nga tërmeti.
Basha akuzoi kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor të krizës dhe rrënimit ekonomik të shqiptarëve. Ai premtoi se me qeverinë e tij, fokusi do të jenë qytetarët dhe se programi ekonomik i PD-së do të sjellë më shumë mirëqenie:
“Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve.
Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky.”
Duke folur me një bujk, Basha sqaroi planin e PD-së për bujqësinë:
“Për bujqësinë ne kemi një plan që plotëson nevojat tuaja dhe në të së pari është subvencioni, siç vepron Kosova dhe më tej, heqjen e ‘taksës Rama’ mbi naftën.”
Ndërsa një banor tjetër tregoi se shtëpia e tij ishte shembur nga institucionet dhe pse nuk ishte e dëmtuar nga tërmeti. Ai tha se kur ka kërkuar llogari për shembjen e shtëpisë, policët kanë thënë se ‘është urdhër i atij të gjatit’ duke iu referuar kryeministrit Rama.
Basha premtoi se dhënien e dëmshpërblimit të saktë dhe vënien para drejtësisë të përgjegjsve për këtë rast.