Në Malësinë e Madhe janë shtuar dyshimet se dy prej djemëve të zhdukur mund të jenë vrarë nga i zhdukuri i tretë, Danjel Pepaj.
Babai i tij, Rrok Pepaj është është ngujuar në shtëpinë e tij, pasi familja e dy vëllezërve Çutaj i ka vendosur një ultimatum për të treguar çfarë ka ndodhur dhe mbi fatin e trupave të djemve. Fillimisht të dyja familjet kanë dalur për të kërkuar për trupat e viktimave bashkë, por pasi nuk kanë gjetur asgjë, Rrok Pepaj ka vendosur të ngujohet.
Banorët e fshatit treguan për mediat se Danjel Pepaj dyshohet se ka telefonuar vëllain e tij që ndodhet në Itali, për ti treguar se çfarë ka ndodhur dhe duke i thënë se “njërin e kam qëlluar në ballë direkt, ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo”.
Më pas Pepaj dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij, ku është ndërruar dhe larguar në drejtim të paditur me një person tjetër. Dyshohet se ai ka shkuar në Kastrat dhe po tenton të largohet drejt Malit të Zi.
Policia po monitoron me dron nga ajri të gjitha zonat ku mund të jetë duke lëvizur Danjel Pepaj.
Policia dyshon se konflikti mes palëve mund të ketë nisur për pazare droge.