Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u nis për në Uashington, ditën e sotme, 8 tetor. Lajmi u konfirmua nga këshilltari i tij për politikën Ardian Arifaj për Koha.net.
Nuk dihet ende se me kë do të takohet Thaçi në ShBA dhe as arsyeja e vizitës.
“Presidenti është nisur në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Arifaj shkurt për KOHËN, pa dhënë detaje të tjera rreth vizitës.
Thaçi ndodhej në Bruksel, ku bëri thirrje për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.