Organizata Botërore e Shëndetit raportoi rekord të numrit ditor të infektimeve me koronavirus në botë, të enjten. Gjatë 24 orëve të fundit në botë u shënuan 338, 779 raste të reja.
Numri i viktimave u rrit me 5, 514 duke e cuar në një total prej 1, 05 milionë vitima në botë.
India raportoi 78, 524 raste të reja, e ndjekur nga Brazili me 41, 906 raste dhe ShBA-të me 38,904 raste.
Rekordi i mëparshëm u shënua në 2 tetor me 330, 340 raste.