Dërgohet në spital kreu i sindikatës së naftëtarëve

Nga Exit News
Dërgohet në spital kreu i sindikatës së naftëtarëve

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj u shtrua në spital, në Ballsh, në gjendje të rëndë shëndetësore, të premten. Ai ka 12 ditë në grevë urie.

Naftëtarët u futën në grevë urie pasi kompania shfrytëzuese e Ballshit nuk ka paguar 13 paga.

Gjithashtu, qeveria nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje problemit të tyre, pavarësisht thirrje për ndihmë nga qeveria.

Shumë prej kanë shfaqur probleme me tensionin, zemrën, marrje mendsh. Një mjek pohoi për mediat se ata duhet të marrin kurim të menjëhershëm.

Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>