![WhatsApp Image at Nga java e ardhshme maska e detyrueshme dhe në ambjente të jashtme](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-10-at-10.32.29.jpeg)
Maska do të jetë e detyrueshme dhe në ambjente të hapura përveç restoranteve dhe bareve. Masa do të hyjë në fuqi nga java e ardhshme.
Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të shtunën.
Ai shtoi se qytetarët që do e shkelin këtë detyrim do të paguajnë gjobën në faturën e dritave.
Kjo masë do të mbikqyret nga policia e shtetit dhe policia bashkiake.