Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 934 testime dhe kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 168 qytetarë.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër pacientë: një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova .
Gjatë kësaj kohe janë shëruar nga virusi 94 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
- 65 raste në Tiranë,
- 20 raste në Elbasan,
- 14 raste në Korçë,
- 12 raste në Shkodër dhe Durrës,
- 8 raste në Krujë,
- 7 raste në Kavajë,
- 6 raste në Tropojë,
- 4 raste në Shijak,
- 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh,
- 2 raste në Vlorë dhe Klos,
- 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.