Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me drejtues të Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë për të diskutuar lidhur me situatën në tregun e barnave.
Basha shkruan në një shënim në Facebook se monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë ka dëmtuar konkurencën dhe cilësinë e shërbimit. Cilësia e barnave që shpërndahen dhe pamundësia e farmacistëve për të zgjedhur ishin probleme të tjera të diskutuara me Urdhërin e Farmacistëve.
Në përfundim, Basha shkruan se ka “garantuar përfaqësuesit e Urdhërit se për Partinë Demokratike, në qendër do të jenë interesat e pacientëve” dhe se “Urdhri i Farmacistëve do jetë partner i qeverisë në hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të barnave dhe shërbimit farmaceutik.”