Gjykata e Posaçme ka shtyrë me tre muaj afatin e hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoj.
Kërkesa për shtyrjen e hetimeve u bë nga Prokuroria e Posaçme, e cila kërkoi më shumë kohë për të bërë hetime më të thelluara.
Deri më tani për këtë çështje është arrestuar Redjan Rraja, i dyshuar si autori kryesor dhe dhe Arjol Halilaj, i dyshuar si bashkëpunëtor.
Prokurori i Durrësit Arian Ndoja u plagos më 1 nëntor 2019, në një atentat me armë ndaj tij. Sulmi ndodhi rreth orës 16:30, ndërsa ai udhëtonte si pasagjer në një makinë në mbikalimin e Shkozetit në autostradë Tiranë-Durrës.
Në makinë bashkë me të udhëtonin edhe Aleksandër Laho, i njohur gjithashtu me emrin Landi Muharremi, dhe Andi Maloku, ne rolin e shoferit, i cili humbi jetën.
Sulmi ndaj Ndojës u bë nga persona që udhëtonin ne dy makina që e kishin ndjekur. Më vonë gjatë mbrëmjes së 1 nëntorit, policia gjeti rreth 25 kilometra larg vendngjarjes, në fshatin Shkafanë të Ishmit, një nga automjetet e dyshuara se u përdorën në atentat. Brenda makinës u gjetën dy kallashnikovë dhe dy maska. Makina tip Benz kishte targa të vjedhura në Tiranë.