Kina do të testojë rreth 9 milionë banorë në qytetin Qingdao për 5 ditë. Ky vendim erdhi pas zbulimit të 12 rasteve të reja në këtë qytet.
Autoritetet shëndetësore në vend njoftuan testimin brenda 3 ditësh të 3 distrikteve e më pas të gjithë qytetit.
Ende nuk dihet origjina e këtyre rasteve.
Në ndryshim nga vendet e tjera të botës ku rastet po rriten, Kina për disa muaj ka arritur të mbajë nën kontroll epideminë nëpërmjet masave të rrepta.
Deri më tani Kina ka rregjistruar 85,578 raste dhe 4,634 vdekje.