Ministria e Arsimit akuzoi Partinë Demokratike (PD) për keqinformim me pagesën e orëve shtesë të mësuesve.
Në njoftim zyrtar, Ministria sqaron se 14 mijë mësuesë të “sistemit arsimor parauniversitar që kanë përfituar pagesë për orët shtesë të kryera”. Pagesa mujore për secilin mësues shkon deri në 8,500 lekë në muaj.
PD akuzoi të dielën qeverinë për shpenzim të parave në tendera sekret duke harruar mësuesit.