Soreca, korrupsioni ende shqetësim në Shqipëri, besim tek SPAK-u

Nga Exit News
Soreca, korrupsioni ende shqetësim në Shqipëri, besim tek SPAK-u

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi, të martën, se korrupsioni në Shqipëri vazhdon të jetë i pranishëm kudo, por se beson se Prokuroria Speciale AntiKorrupsion do të sjellë rezultate të prekshme.

Gjatë një konference antikorrupsion, Soreca u shpreh se vendet e BE-së janë të shqetësuar për korrupsionin në Shqipëri.

Ai theksoi rëndësinë e dënimit të zyrtarëve të lartë për dyshuar dhe akuzuar për korrupsion:

“Korrupsioni vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej dhe vazhdon të jetë shqetësim serioz për shtetet anëtare dhe BE.

Kjo luftë kërkon përpjekje të mëtejshme të strukturuara. Duhen dënime të zyrtarëve të nivelit të lartë që shoqëria, qytetarët të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.”

Ai shprehu besimin e palëkundur tek puna e SPAK-ut:

“Kemi një pritshmëri të lartë nga SPAK, nga gjykatat për të rritur kapacitetet e hetimit dhe ndjekjes penale dhe për të ndjekur gjithcka deri në dënimin e formës së prerë për çështjet e korrupsionit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>