Futbollisti Cristiano Ronaldo është infektuar me koronavirus, njoftoi të mërkurën Federata portugeze e Futbollit
Në njoftimin për shtyp të Federatës u tha se ai “është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma”.
Sulmuesi 35-vjeçar i Juventusit ishte në formacion me Portugalinë kundër Francës në Ligën e Kombeve të Dielën dhe kundër Spanjës në një miqësore javën e kaluar.
Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Suedisë të Mërkurën, si dhe ndeshjet e ardhshme të Juventusit.