Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen për mbajtjen e maskave mbrojtëse në të gjithë ambientet jashtë shtëpisë.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Manastirliu theksoi se duke e bërë maskën ‘zakon të përditshëm’, mbrojmë më të dobtit:
“Bëjeni maskën zakon të përditshëm për të mos i dhënë mundësi virusit të rrezikshëm të përhapet e të bëjë dëm në shëndetin tuaj dhe të njerëzve që keni për zemër. Është koha për solidaritet, për të mbrojtur më të dobtit.”
Prej 15 tetorit, mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë detyrim për çdo qytetar, në të gjitha ambientet, të mbyllura dhe të hapura. Policia do të monitorojë rrugët për të gjobitur qytetarët që nuk mbajnë maskë.