Kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi dyshime se numri i të infektuarve në vend është më i lartë se ai që raportohet zyrtarisht.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se ‘shifrat që raportohen nga autoritetet nuk janë reale’.
Duke komentuar vendimin e Ramës për bërjen të detyrueshme mbajten e maskave kudo, Basha tha se ky vendim i shërben Ramës që të fshihet për mosmarrjen e masave reale që parandalojnë përhapjen e Covid-19.
Ai tha se Rama po shpërndoron paratë për t’ia dhënë një grupi oligarkësh dhe nuk po i vë ato në shërbim të qytetarëve, në këtë moment krize:
“Siç kemi dëshmuar me dokumenta zyrtare të kësaj qeverie, paratë vijojnë të shpërdorohen në mënyrë kriminale, ua fal oligarkëve që s’bëjnë asgjë, njëgrusht njerëzish që s’bëjnë asgjë.”