Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 shtetasve.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- B. L., banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja me armë”;
- Q. K., banues në Burrel, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
- E. L. (R.), banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (vrasja e funksionarëve publikë);
- V. Sh., banues në Fushë Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.