Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të kenë kujdes me udhëtimet në Kosovë, për shkak të nivelit të lartë të infektimeve me Covid-19.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA e ka klasifikuar Kosovën si vend të nivelit të tretë, ku rreziku për infektime është i lartë.
Në lidhje me Kosovën, DASH i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të rishikojnë udhëtimet për në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të mundësisë për trazira civile si pasojë e tensioneve etnike.