Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre të dënuarve nga Vlora.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Rr., banues në Vlorë, i dënuar për ‘vrasje me paramendim’;
- Z., banues në Vlorë, i dënuar për ‘rrëmbim dhe mbajtje peng të personit’;
- B.A., banues në Vlorë, i dënuar për ‘trafik lëndësh narkotike’.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.