Ministrja Balluku prezanton ligjin për mjetet lundruese

Nga Exit News
Ministrja Balluku prezanton ligjin për mjetet lundruese

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku prezantoi ligjin e ri për mjetet lundruese, i cili do të mundësojë marrjen e lejeve për mjete lundruese online.

Balluku bëri të ditur se sistemi do të jetë gati brenda këtij viti dhe do të kushtojë 35 milionë lekë.

“Me ndryshimet në ligj do të jepen me anë të një sistemi elektronik i cili do të bëhet funskional 1 vit pas hyrjes në fuqi. Sistemi do të lehtësojë procedurat e lejeve dhe raportimeve të mjeteve lundruese. Kostoja për ngritjen e këtyre dy sistemeve shkon në 35 mln lekë që do të mbulohen nga buxheti i shtetit , Parashikohen edhe sanksionet nga gjoba deri në 20 mijë lekë deri në bllokimin e mjetit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>