Asnjë viktimë me Covid-19 nuk është rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e lënë totalin e viktimave në vend në 650.
77 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 16 502 të infektuar.
Prej tyre 1 333 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 14 519 pacietë janë shëruar.