Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u largua nga samiti i liderëve të BE të enjten pasi zbuloi se një anëtar i stafit të saj ishte infektuar me Covid-19.
Ndërsa udhëheqësit po diskutonin për Brexit, von der Leyen shkroi në Twitter :
“Sapo jam informuar se një anëtar i stafit tim është infketuar me Covid-19 këtë mëngjes”
“Unë vetë jam testuar negativisht, “shkroi presidentja duke shtuar se” megjithatë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vetë-izolim ”
Samiti i Këshillit Evropian po mbahet në Bruksel me masa paraprake shtesë, përfshirë ndalimin e pjesëmarrjes së shtypit në këtë ngjarje dhe kufizimet në numrin e stafit në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i infektimit.