Një nga skemat e përdorura për të transferuar paratë nga kompanitë e shfrytëzimit të ARMO-s, është kalimi i parave të fituara përmes nënkontraktorëve.
Funksionimin e skemës e sqaroi ekonomisti Klodian Tomorri, në një intervistë në emisionin “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania. Tomorri tha se skema e ARMO-s është e njëjtë me atë të përdorur nga Bankers Petroleum, që prej vitit 2004:
“Bankers Petroleum ka eksportuar që nga viti 2004 e deri më sot 3,2 miliardë dollarë naftë. Ndërkohë që vazhdon sot të mos paguaj tatim-fitimin.
Ky është një rast unik në botë, që ka një vendburim të gatshëm, me investime minimale për të nxjerr sa më shumë naftë. Kompania merr rimbursim të TVSH-së, sepse fitimi i pasqyruar në bilanc është më i vogël se sa investimi i kryer.
Nënkontraktorët e Bankers janë kompani më norma fitimi mbi 70 përqind. Ato tregojnë fitim, ndërsa komapnia mëmë del me humbje.”
Edhe tek ARMO është e njëjta skemë, sipas Tomorrit: parata e fituara nga kompanitë e shfrytëzimit janë transferuar përmes nënkontratktorëve. Përshembull, për të mbledhur paratë nga Bankersi, për llogari të kompaninë IRTC, u përdor kompania tjetër Tosk Energji, e cila më vonë e mori me qira rafinerinë.
Tomorri tha se kompanitë e shfrytëzimit të ARMO-së janë kompani guackë, në pronësi të të njëjtëve persona. Së pari, sipas tij, këto kompani falimentojnë dhe krijojnë ngërçe si ky e pagave me të cilën po përplasen naftëtarët sot:
“Ato shfrytëzojnë krizën, dhe me bekimin e qeverisë prezantohen si një komapni e re që paraqitet si zgjidhje [për krizën] dhe ndërkohë bëjnë të njëjtën gjë.
Po të shohesh dokumentat, janë të njëjtët njerëz si administrator tek një kompani, apo përfaqësues tek një kompani tjetër. Është e njëjëta dorë ndryshon thjesht emri.
Qeveria ka lejuar kompanitë që shfrytëzojnë ARMO-n, të nxjerrin produkt pa shlyer detyrimet. Nuk është evazion i tatim-fitimit, por mos pagim i taksave që janë paguar nga qytetarët, taksa e qarkullimit, akciza, etj.
Karburanti me 160 lek ka paguar të gjitha detyrimet. Kompania shërben si agjenët që mbledh detyrimin për ta depozituar në buxhet. Por këto kompani kanë marrë paratë nga qytetarët dhe nuk i kanë dërguar në buxhetin e shtetit.”
Tomorri e quajti këtë skemë privatizim të fitimeve duke i lënë qytetarëve kostot dhe humbjet.