Në Barcelonë do të mbyllen baret dhe restorantet të premten, 16 tetor, si masë për ndalimin e përhapjes së virusit.
Baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë. Ky vendim u shqyrtua në gjykatë, e cila i dha të drejtë qeverisë.
Spanja ka shënuar 13 mijë raste, duke e çuar numrin në total në 921, 374 raste. Ndërsa raportoi, 140 viktima, brenda 24 orëve.
Numri i infektimeve në BE po rritet. Franca raportoi sot mbi 30 mijë raste ditore.