19-vjeçari Ilirjan Hasanaj ka pranuar se ka qëlluar shefin e policisë bashkiake në Malësi të Madhe, Mentor Hasanaj dhe babait të tij Xhelal Hasanaj, në 11 tetor.
19-vjeçari është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrë, pas pesë ditësh në arrati.
Ai ka thënë se nuk ka qëlluar me paramendim, por ka qenë nën efektin e alkoolit.
Sipas tij, kur e ka ka parë të kalonte në rrugën Mentor Hasanajn, është kujtuar për një konflikt pronësie mes Mentorit dhe babait të tij dhe ka qëlluar pa u menduar gjatë.
Ngjarja për të cilët bëhet fjalë ndodhi në 11 tetor, në Shkodër.