Gjykata e Lushnjes ka lënë në ‘arrest me burg’ 67-vjeçarin nga Lushnja, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij të mitur, 13 vjeç.
Gjatë seancës, i moshuari nuk i ka pranuar akuzat.
Ai u arrestua dy ditë më parë, pas denoncimit të prindërve të së miturës.
Muajt e fundit dhjetra persona janë arrestuar për dyshime për abuzime seksuale ndaj të miturve.