Basha nuk tregon koncesionet që do të anullojë

Nga Exit News
Basha nuk tregon koncesionet që do të anullojë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u pyet direkt, të premten në mbrëmje në në emisionin ‘Zonë e Lirë’ nga gazetarja Ornela Liperi, se cilat janë dy koncesione që ai mendon se janë marrë në shkelje të ligjit dhe që duhet të hetohen dhe çmontohen.

Basha refuzoi të përmendë ndonjë emër kompanie, duke thënë se, nëse e bën këtë gjë, ai do të akuzohet nesër se hetimi ndaj tyre ka qenë i paragjykuar.

Basha tha vetëm se do të inceneratorët do të hetohen dhe “personat që janë përfshirë, nga kryeministri deri tek ministri më i thjeshtë dhe çdo ortak i sektorit privat do të vihen përpara drejtësisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>