Ministri i jashtëm i Austrisë dhe Belgjikës u infektuan me koronavirus pas një takimi me homologët e tyre të BE-së, në fillim të javës, duke ngritur shqetësimin se takimi mund të ketë shërbyer si “super-përhapës”, raporton Reuters.
Të dy ministrat ishin ulur afër njëri-tjetrit në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme, të hënën, në Luksemburg, njoftoi zëdhënësja e ministrit austriak.
“Dyshohet se ministri u infektua në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg të hënën”, zëdhënësja sqaroi se ai nuk kishte simptoma por ka rezultuar pozitiv në test.
Ndërsa, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas dhe ministrja e jashtme suedeze, të pranishëm në takim, kanë rezultuar negativë.