Vaksinimi i 1,3 miliardë njerëz në Indi do të jetë një eksperiment gjigand, i cili mendohet të zgjasë deri në 2022, u shprehën autoritetet shëndetësore indiane, të shtunën, për median.
Ata thanë për ‘The Times of India’, se ka filluar puna për identifikimin e 300 milionë personave të parë, ku përfshihen mjekët dhe të moshuarit pa sëmundje shoqëruese.
Plani i qeverisë ka për qëllim të vaksinojë 23 përqind të popullsisë në fazën e parë. Personat e përzgjedhur do të marrin rreth 600 milionë doza.
India ka deri më tani 7,4 milionë të infektuar, vetëm të shtunën raportoi 62 mijë raste të reja.