Presidenca i ka bërë thirrje analistit Mustafa Nano të bashkohet me fushatën e Presidentit Meta për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
“Nëse mazhoranca nuk reflekton dhe nuk respekton 5 Qershorin, Shqipërisë i mbyllet çdo mundësi për çeljen e negociatave me BE, jo deri në 25 prill 2021, por deri në zgjedhjet e tjera pas 25 prillit”, u shpreh në një postim në Facebook, zëdhëënësi i Presidentit, Tedi Blushi.
Ai ju përgjigjë edhe deklaratës së Nanos, për betejën Meta-Rama duke i thënë se integrimi evropian “është shqetësimi i vërtetë i Presidentit Meta dhe jo të hyjë në garë me Ramën, se atë e shpartallon me një ekip paratërinjsh në çdo moment”.